Home SPORT FFK mirëpret vendimin e Qeverisë

FFK mirëpret vendimin e Qeverisë

Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një komunikate për shtyp, me kënaqësi ka mirëpritur vendimin e qeverisë për një stadium kombëtar me standarde të UEFA-s dhe FIFA-s.

“Ky është një vendim që ka gëzuar jo vetëm FFK-në, por mbarë opinionin futbolldashës, në një kohë që Kosova po bën hapat drejt ndërkombëtarizimit, ndërsa infrastruktura është një domosdoshmëri dhe kusht primar. Ky vendim hap një kapitull të ri sa i përket investimeve në infrastrukturën e futbollit dhe është më i madhi në këto 10 vitet e fundit. Pas këtij vendimi duke shpresuar edhe në përkrahjen institucionale, FFK-ja ndjehet më e fuqishme drejt anëtarësimit të plotë në mekanizmat ndërkombëtar. Ky vendim hap perspektivën e FFK-së në plotësimin e kushteve të gjithmbarshme për të qenë pjesë e arenës së futbollit evropian dhe botëror”, thuhet në njoftimin e federatës.

Një ditë më parë, qeveria e Kosovës vendosi të ndërtojë një stadium për Përfaqësuesen e Kosovës, me kapacitet prej rreth 30 mijë ulësesh.

Previous articleAustralia gjen mbetjet e aeroplanit të zhdukur!?
Next articleKomuna: Nuk kemi kërkesë nga Qeveria për lokacion