Home SPORT FIFA sot e nesër flet për Kosovën

FIFA sot e nesër flet për Kosovën

FIFA i lejoi miqësoret Përfaqësueses së Kosovës, por duket se vendi ynë nuk do të hiqet lehtë nga agjenda e mbledhjeve të shtëpisë më të madhe të futbollit botëror. Kështu, Kosova do të jetë në agjendën e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, i cili sot e nesër takohet në Cyrih të Zvicrës. Kosova ndodhet në pikën E që ka të bëjë me ‘çështje të ndryshme’.

Tema për të cilën do të diskutohet për Kosovën është: “Paraqitja e të dhënave të fundit nga Presidenti i FIFA-s për takimin e 10 janarit në Cyrih për situatën Serbi-Kosovë dhe ratifikimin e vendimit të Komitetit të Emergjencës të FIFA-s për ndeshjet miqësore, përfshirë klubet dhe skuadrën Përfaqësuese të FFK-së”, shkruan Arena.

Në anën tjetër, në Federatën e Futbollit të Kosovës, besojnë se në agjendë do të raportohet edhe për miqësoren e parë të Kosovës, të luajtur më 5 mars ndaj Haitit. “Mund të ketë edhe ndonjë raport rreth ndeshjes së parë. Këto janë hapa që na qojnë drejt pranimit të përhershëm në FIFA”, tha nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi. Raporti i të deleguarëve të FIFA-s për miqësoren e Kosovës ishte pozitiv, bazuar në letrën e FIFA-s dërguar FFK-së javë më parë.

Previous articleRrihen motrat Kardashian
Next articleRozana me katër konkurrime në ‘Top Fest’