Home LAJME FOTOT/ Kryeministri malajzian: Avioni është rrëzuar, nuk ka të mbijetuar”

FOTOT/ Kryeministri malajzian: Avioni është rrëzuar, nuk ka të mbijetuar”

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razik, doli në një konferencë për shtyp në orët e vona, për të konfirmuar për mediat dhe familjarët se fluturimi MH370 ka përfunduar në ujë në Oqeanin Indian.

Ai tha se të dhënat e siguruara nga ekspertët britanikë tregojnë se fluturimi përfundoi në jug të këtij oqeani, pa asnjë të mbijetuar.

Familjarët e viktimave shpërthyen në lot.

Ndërkohë një avion australian thuhet se ka gjetur të paktën dy objekte gjatë kërkimit për mbetjet e avionit të Malaysian Airlines.

Një anije është nisur drejt kësaj zone për të marrë mbetjet, raporton BBC, transmeton Gazeta Tema.

Kryeministri tha se ende nuk dihet me saktësi nëse janë mbetjet e avionit të fluturimit MH370.

Anija do i marrë këto mbetje brenda pak orësh.

Ndërkohë është mësuar se avioni ka humbur lartësi, duke rënë deri në 3600 metra, pas asaj që mendohet se ka qenë një emergjencë në kabinë.

Një zyrtar ka treguar se avioni ka marrë një kthesë të fortë mbi Detin e Kinës Jugore.

Kthesa duket se ka qenë e qëllimshme.

Një burim i tha CNN se kjo shpjegon se përse avioni i është shmangur radarëve.

Një analist amerikan i aviacionit thotë se lajmi, se avioni është ulur ndjeshëm, shpjegon shumë gjëra.

“Tani ne e dimë se avioni ka marrë një kthesë të fortë dhe ka rënë nga 10 kilometra lartësi në 3.5. Kjo mund të ketë ndodhur për shkak të një ngjarje katastrofike në bord, si dekomprensim i shpejtë, zjarr ose shpërthim”.

“Kjo është ajo që bën një pilot, zbret nga lartësia, merr kthesën dhe niset për tek aeroporti i parë që mund t’i ndihmojë”.

Ende nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur brenda në avion.

Previous articleShërbimit Informativ Shtetëror: Shqiptarët në Siri janë rreshtuar me terroristët, jo me opozitën
Next articleNë Podujevë familja e fal gjakun në xhami