Home Uncategorized Franca mbështet integrimin Evropian të Kosovës

Franca mbështet integrimin Evropian të Kosovës

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë vizitës në Paris kanë takuar zyrtarë të lartë shtetërorë të Qeverisë Franceze, anëtarë të parlamentit Francez dhe anëtarë të Parlamentit Evropian nga Franca.

Ministrja Çitaku gjatë takimit me Danielle Auroi, Presidente e Komisionit për Çështje Evropiane në Asamblenë Nacionale, kanë diskutuar për mundësitë e përkrahjes së Kosovës me agjendën Evropiane.

Çitaku në këtë takim ka thënë se përkushtimi i Kosovës për të avancuar me procesin e integrimit Evropian është maksimal, dhe se përkushtim është dëshmuar edhe me përafrimin e qëndrimeve për arritjen e marrëveshjes së 19 Prillit në mënyrë që ti kontribuohet paqes dhe perspektivës së vendit tonë, por edhe tërë rajonit, në rrugët drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit me këshilltarin e Kryeministrit Francez, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm për Çështje Evropiane në Qeverinë Franceze, Serge Guillon është diskutuar për proceset aktuale në Kosovë, integrimin Evropian, mbarëvajtjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, organizimi i zgjedhjeve, përmirësimin i marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, dhe liberalizmin e vizave.

Çitaku gjatë qëndrimit në Paris ka takuar edhe Drejtorin për Evropë Kontinentale, Eric Fournier, dhe Gosselin Fleury, kryesuese e grupit parlamentar të miqësisë Francë – Kosovë, dhe deputetët anëtar të grupit. /RadioRINIA/

Previous articleËshtë mbledhur Këshilli për organizimin e “Flakës së Janarit 2014”
Next articleEULEX liron nga akuzat Begzad Sinanin