Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane njoftuan se shënjestruan zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe selinë e Komandës së Forcave Ajrore Izraelite.

Agjencia e lajmeve Mehr publikoi njoftimin për valën e 10-të të sulmeve me raketa nga Garda Revolucionare.

“Zyra e kryeministrit izraelit dhe selia e Komandës së Forcave Ajrore Izraelite u shënjestruan me raketa Khyber”, thuhet në deklaratë.