Home LAJME Gëzim Kelmendi kërkon njësi speciale për rajonin e Pejës

Gëzim Kelmendi kërkon njësi speciale për rajonin e Pejës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, në seancën e sotme parlamentare ka dënuar vrasjet e fundit që kanë ndodhur në qytetin e Pejës, duke kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme që pa humbur kohë të krijojë Njësinë Speciale të Policisë për rajonin e Pejës.

Kelmendi ka potencuar se kjo do të ishte mënyra e vetme për të ndaluar aktet kriminale dhe në të njëjtën kohë të zbuloheshin të gjitha vrasjet që kanë ndodhur pas luftës.

Ai po ashtu ka kërkuar që është shumë herët të flitet për largimin e EULEX-it, pasi që nga institucionet vendore po mungon vullneti për të luftuar krimin e organizuar në Kosovë. /Telegrafi/

Previous articleShpeshtohen incidentet nëpër xhami, përgjegjësit e BKI-së heshtin
Next articleRakic demanton Bahtirin: S’ka takim për heqjen e barrikadës, s’ka ndërtime te “Kroi i Vitakut”!