Sot, bashkë me drejtoreshën e Kulturës, Valbona Ibishi, morëm pjesë në shënimin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, në sheshin “Katër Dëshmorët”. Atmosfera ishte e mbushur me gëzim, lojëra dhe aktivitete të ndryshme të organizuara nga Komuna për më të vegjlit tanë.
Gjatë këtij organizimi, fëmijët sollën shumë energji dhe buzëqeshje, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë. Programi përfshiu aktivitete argëtuese, kulturore dhe sportive, ku secili prej tyre pati mundësinë të shprehë talentin dhe të kalojë një kohë të bukur.
Me këtë rast, u urova të gjithë fëmijëve shëndet, lumturi dhe një fëmijëri të mbushur me kujtime të bukura.
