Tre raste të vdekjes dhe 960 shërbime emergjente janë realizuar gjatë vikendit që shkoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportit të QKUK-së, numri më i madh i pacientëve është trajtuar në Emergjencën Internistike dhe në Reanimim.

“Sipas kategorive të trajtimit, janë realizuar:

256 pacientë në Reanimim;

273 pacientë në Emergjencën Internistike;

167 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;

199 pacientë në Emergjencën Ortopedike;

65 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve”, thuhet në raportin e QKUK-së.

Tutje, në raport theksohet se 61 persona kanë qenë të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.