Disa shenja këmbësh janë gjetur në një plazh të Northumberland të Anglisë, të cilat mendohet se janë bërë 7,000 vjet më parë.
Shkenctarët mendojnë se këto shenja këmbësh mund të jenë të ndonjë kafshe por edhe të ndonjë njëriu.
Katastrofa e fundit në Britani e cila dëmtoi shumë shtëpi ka zbuluar edhe disa gjetje arkeologjike.
Shenjat të bëra nga disa kafshë e të tjerat ndoshta nga disa njerëz, janë zbuluar në një plazh në Druridge Bay.
Arkeologu Barry Med i gjeti këto shenja në një shëtitje të tij të përditshme me qenin e tij përgjatë plazhit pranë shtëpisë së tij, dhe ai nuk është i sigurt ende cilat kafshë pikërisht i kanë bërë këto shenja./Indeksonline/