Gjilan – Pasi kemi marre informate përmes telefonit se ne fshatin Pogragjë – Gjilan një ankues raporton për gjetjen e disa mjeteve te pashpërthyera eksploduese.
Patrulla policore menjëherë doli ne sigurimin e vendit te ngjarjes dhe menjëherë është njoftuar njësiti i EOD së FSK,te cilët dolën ne vendin e ngjarjes rreth orës 19:15 , aty kane gjet këto mjete të paesklpoduara :
2. Raketa krahu Prodhimi Jugosllave model- M-79-90 mm., te cilat i kane marre nga vendi i ngjarjes,pa pas nevoje për ndonjë veprim tjetër. Për rastin është njoftuar dhe prokurori Kujdestare. /RadioRINIA/
Deklarim i rrejshëm ne Gjilan
Gjilan – Deklarim i rrejshëm rreth orës 23:30 h, ne Rr.,,Zija Shemsiu’’ ne Gjilan, I dyshimti K. M i lindur 1992 kishte paraqitur rastin ,, Grabitje’’ ne Stacionin Policor ne Gjilan.
Njësiti i hetimeve ka zhvilluar hetime intensive lidhur me rastin, dhe pas intervistimit i dyshuarit K. M, në tersi ka pranuar se ka deklaruar rrejshëm, kinse i ka ndodhur një rast Grabitje, te cilin rast e ka paraqitur , ne Stacionin Policor ne Gjilan.
Prokurori i Shtetit , gjegjësisht me urdhër te tij, rasti i paraqitur si ,, Grabitje’’, është riklasifikuar si rast ,, Deklarim i rrejshëm’’,ndërsa i dyshuari është ndalur për 48 orë, dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për deklarim te rrejshëm. /RadioRINIA/
Posedim i armës pa autorizim
Gjilan – Në kafiterin ,,Papaku” njësia policore antidrogë ka vërejtur dy persona të dyshuar N. C. i lindur 1993 si dhe I. S. i lindur 1995 që të dy të dyshuarit me vendbanim në fshatin Llashticë . Gjatë kontrollit ndaj tyre është gjetur një revole tek N. C e kalibrit 6.35 mm pa municion , arma është konfiskuar.
Është kontaktuar prokurori shtetërorë i cili urdhëron që rasti të shkoj në procedurë të rregullt. /RadioRINIA/