Home Uncategorized Gjilan: me të drejtë vote janë 94 mijë e 286 votues

Gjilan: me të drejtë vote janë 94 mijë e 286 votues

Gjilani_2011-138612Gjilan – Qytetarët e parë gjilanas kanë nisur të deklarohen përmes votës së tyre në mbështetje të ndonjërit prej dy kandidatëve që po ballafaqohen në garën e balotazhit për të parin e komunës. Në garë janë Lutfi Haziri (LDK) e Qemajl Mustafa (PDK)  që në zgjedhjet e 3 nëntorit kishin  dal në dy vendet e para që iu mundësonin garën e balotazhit. 

Ndërkohë, mësohet se procesi ka nisur mbarë, janë hapur të gjitha qendrat e vendvotimeve të cilat do të jenë të hapura prej orës 07:00 – 19:00,  e të tilla janë 333 me 125 vendvotime.

Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor në Gjilan, Shabani tha se me të drejtë vote janë 94 mijë e 286 votues.

Përndryshe, Shtabet Zgjedhore të  dyja taborëve kanë bërë të ditur se kur do të votojnë  kandidatët e tyre. Kështu  LDK-ja ka bërë  me dije se  kandidati i tyre Lutfi Haziri pritet të votoj në ora 9 e 30 minuta në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, ndërsa PDK-ja ka bërë me dije se kandidati i saj Qemajl Mustafa pritet të votoj në ora 11.00 në shkollën fillore “Thimi Mitko”. /RadioRINIA/

Previous articleNë 25 komuna të Kosovës po votohet
Next articleHaziri:Haziri: Gjilani do ta rikonfirmoj ndryshimin e madh të Gjilanit