Home SHOWBIZ Gold AG kërcënon Mentorin Shukin e Urban FM

Gold AG kërcënon Mentorin Shukin e Urban FM

Managjement dhe stafi i Radio Urban FM 103.5 FM ka njoftuar AGKP si dhe opinionin publik mbi kërcënimet dhe fyerjet që udhëheqësi i emisionit ditor Drive Time 17.00-19.00, Mentor Shuki ka marrë nga reperi GOLD AG.

Krejt ky kërcënim (të cilën e kemi bashkangjitur më poshtë) I ka ardhur z. Mentor Shuki pas emisionit të transmetuar drejtpërdrejtë të hënën me 23.03.2014.

Kërcënimet që kanë ardhur nga GOLD AG të cilat kanë ardhur në inbox të facebook faqes së z. Mentor Shukit, udhëheqësit të Radio Urban FM, janë publikuar gjithashtu edhe në ëall-in publik të M. Shukit, thuhet në njoftimin e Radios Urban FM.

Duke qenë të vetëdijshëm se kërcënime dhe sharje të këtilla nuk tolerohen në asnjë mënyrë, dhe me asnjë kod etik, ne vlerësojmë dhe ftojmë AGKP por edhe autoritetet tjera që merren me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe mediave, që të reagojnë dhe të marrin masat përkatëse në mënyrë që këto kërcënime shumë serioze që shihen edhe nga vet teksti i pranuar në inbox-in e gazetarit Mentor Shuki, të dënohen në mënyrë që ato mos të përsëriten pasi që tolerimi i këtyre kërcënimeve kërcënon hapësirën profesionale të gazetarëve për të kryer punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur.
Duke pritur mbështetjen e AGKP-së dhe autoriteteve tjera, presim nga ju një distancim publik nga këto kërcënime, duke dalur në mbrojtje të punës së gazetarëve, për çka AGKP-ja është e ftuar të bëjë, thuhet në fund të njoftimit të nënshkruar nga Arientin Abdyli – kryeredaktor në Radio Urban FM.

Previous articleThaçi: Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë
Next articleGjosha shpreh gatishmërinë për ndihmë Kosovës