Home LAJME Gostivar: Mbyll të miturën në internet kafe dhe i lëshon filma porno!

Gostivar: Mbyll të miturën në internet kafe dhe i lëshon filma porno!

Një 34 vjeçar nga fshati Vrapçisht i Gostivarit ka mbyllur një 14 vjeçare në një internet kafene në fshat dhe pastaj i ka lëshuar materiale pornografike.

Kjo ngjarje shokuese ka ndodhur në internet kafe të martën mbrëma.

Vajza është frikësuar tejmase dhe ka tentuar të ikë, por personi që e ka dhunuar vajzën ka filluar ta tërheqë për flokë dhe ta godasë me grushta në kokë dhe nëpër trup.

Rasti është paraqitur në polici ndërsa sulmuesit i është caktuar masa e paraburgimit tetë ditor.

Previous articleMenduh Thaçi publikon SMS’at e kreut të opozitës maqedonase
Next articleTurqia me ofertë zyrtare për Januzajn