Home LAJME Gramoz Berisha pret familjarët e vrarë

Gramoz Berisha pret familjarët e vrarë

Para 15 vjetësh ishte bashkë me të gjithë. Por, tash i mori vetëm gjysmën e tyre. Gramoz Berisha të hënën kishe një detyre të vështirë. Ai duhej të pranonte dhe të nënshkruante se po merr anëtarët e familjes së tij, me të cilët jetonte deri më 26 mars 1999.

Njëzetetrevjeçari mori vetëm gjysmën e kufomave të anëtarëve të familjes së tij. 49 anëtarë të kësaj familjeje u vranë më 26 mars në picerinë “Kalabria”, në Suharekë. Gramozi në atë kohë ishte 8 vjeç.

Mashkulli i vetëm i Berishëve i mbijetuar i kësaj masakre, i plagosur së bashku me nënën e tij Vjollcën dhe gruan e axhës, kërcyen nga kamioni i cili po i bartte kufomat e të vrarëve për t’i humbur gjurmët e masakrës.

Të hënë në Prishtinë, Gramozi dhe pjesëtarë të tjerë të familjes pranuan 24 mbetjet mortore që janë gjetur në varreza masive e më pas janë identifikuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Numri i përgjithshëm i të pagjeturve është 1.716. Në dhjetor të vitit të kaluar ekspertët e Serbisë dhe EULEX-it kishin zbuluar trupa gjatë një zhvarrimi në një vendndodhje të dyshuar të kohës së luftës te gurthyesi Rudnicë, afër Rashkës.

Numri i përgjithshëm i të pagjeturve është 1.716. Në dhjetor të vitit të kaluar ekspertët e Serbisë dhe të EULEX-it kishin zbuluar trupa gjatë një zhvarrimi, në një vendndodhje të dyshuar të kohës së luftës, te gurthyesi Rudnicë, afër Rashkës. /Tribuna/

Previous articleOpozita ia zgjati jetën kësaj qeverisjeje
Next articleIrina “radioaktive” (Foto)