Home Kuriozitete Gruaja lirohet e pafajshme pas 32 vitesh në burg

Gruaja lirohet e pafajshme pas 32 vitesh në burg

Një amerikane e cila i ka kaluar 32 vjet në burg për krimin që nuk e kishte kryer, është liruar dje duke iu falënderuar punës së disa studentëve, kanë bërë të ditur mediat në Los Anxhelos.

Mary Virginia Jones (74) është dënuar në vitin 1981 për vrasje, kidnapim dhe vjedhje, kurse tash gjyqtari William Ryan e ka anuluar këtë dënim edhe ka urdhëruar lirimin e saj.

Tashmë e shtyrë në moshë, Virginia e ka marrë nofkën “Nëna Mary”. Ajo ishte dënuar për pjesëmarrjen në vrasjen e një narko dileri, të cilin e kishte vrarë ish partneri i saj, Mouzy Willis.

Sipas pohimeve të studentëve nga fakulteti i drejtësisë në Karolinën Jugore të cilët e kanë përcjellë rastin në gjykatë Willis ia kishte drejtuar revolen Mary Jones-it dhe e kishte detyruar ta dërgoj deri te narko dileri të cilin më pas e kishte vrarë. Willis ishte dënuar me vdekje dhe kishte ndërruar jetë derisa priste dënimin.

Mary Jones, ish punonjëse sociale dhe pa dosje policore, e kishte njohur Willisin në vitin 1981. Willis aso kohe ishte pa shtëpi dhe i kishte premtuar asaj që do të ndryshonte dhe do ta fillonte jetën nga e para. Mirëpo, një javë para vrasjes ai e kishte kërcënuar Mary Jones dhe vajzën e saj Dentri se do t’i vriste nëse e lajmërojnë policinë.

Previous articleKush mungoi në ditëlindjen e Norës?
Next articleGratë në të Zeza u kërkojnë falje shqiptarëve për krimet serbe