Një person ka mbetur i plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë.

Policia thotë se e dyshuar për këtë rast është një grua.

Ndërkohë që viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

E dyshuara është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë për trajtim të mëtejmë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.