Vajza e ashtuquajtur “ gruaja xhirafë” ka treguar se si ka filluar që ta zgjasë qafën e saj rreth 27 centimetra,duke përdorur unaza të bakrit rreth qafës.
Sydney Smith, 28vjeçe nga Los Angelesi i Kalifornisë ka thënë se ka qenë e ekzaltuar gjatë gjithë jetës që ta modifikojë trupin e saj.
Ajo ka thënë se gjithmonë ka pasur një qafë të gjatë dhe gjithmonë e kanë tallur duke e thirrur “vajza xhirafë”.
Sydeny tha : “Një ditë i kam pare fotografitë e një klani në Tajlandë dhe Burma, ku të gjithë kanë qafën e gjatë dhe isha ekzaltuar shumë”.
Para 3 vjetësh ajo kishte vendosur që fiksimin e saj ta zhvillonte edhe një hap tutje.
Kishte vendosur që të vendoste disa unaza në qafë sa here që të kishte nevojë.
Mbajtja e këtyre unazave ka disa vështirësi sikurse është vozitja.
Një vështirësi tjetër është edhe nxehtësia.
Ajo ka deklaruar se nëse nuk punon kondicioneri qafa i djersitet
Kishte qenë Lady Gaga frymëzimi i saj që të vendoste t’i mbante përgjithmonë unazat në qafë pasi qe kishte menduar se nëse Lady Gaga vesh fustan mishi atëherë edhe unë mund të jem lirshëm gruaja xhirafë.
Përkundër pamjes jo të zakonshme asaj i pëlqen kjo gjë që bën edhe pse ishte këshilluar që të mos i mbante sepse ato unaza nuk ia zgjasin qafën. “Për më tepër shumë femra të tjera më kanë pyetur se si mund ta bëjnë edhe vetë këtë gjë” , përfundon Sydney.