Pep Guardiola thotë se Bayern Munichu është një skuadrë më e mirë se sa ishte sezonin e kaluar, pasi ata fituan titullin e Bundesligës pas fitores së mbrëmshme ndaj Hertha Berlin.
“Jam i kënaqur që ne e kemi bërë këtë. Është edhe një titull tjetër për këtë klub dhe që është i rëndësishëm. Ne kemi pasur një sezon të shkëlqyeshëm dhe tash do ta shijojmë atë. Bundesliga është buka jonë me gjalpë”.
“Në garën e Kupës është e mjaftueshme të fitosh katër, pesë ndeshje, për të arritur në finale. Në ligë duhet të punosh dhe punosh çdo ditë, çdo vikend”.
“Nëse e shihni se si djelmoshat kanë punuar nën drejtimin e Jupp Heynckes sezoin e kaluar, ata janë bërë edhe më të mirë. Ky është rezultat i punës së fuqishme”.
“Në fillim të sezonit, ju gjithmonë shpresoni që gjithçka do të jetë mirë, por unë nuk kam menduar se do të jetë kaq mirë. Në katër, pesë muajt e parë, ne kishim shumë probleme dhe shumë lëndime. Niveli jonë nuk ishte i mirë, por kualiteti individual i lojtarëve na çoi neve drejt fitoreve”.
“Por ne u bëmë gjithnjë e më të mirë çdo ditë. Ne do të hamë së bashku tash dhe të festojmë së bashku. Nëse ju keni pak kohë, duhet ta shijoni atë. Sot dhe nesër ne do të festojmë”, ka thënë Guardiola.