Home SPORT Guardiola ende s’po e feston titullin

Guardiola ende s’po e feston titullin

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, është duke refuzuar që të festojë titullin e 23-të të Bundesligas për ekipin e tij edhe pse është shumë afër ta bëjë këtë.

Bayerni është shumë afër trofeut të çmueshëm dhe i duhet vetëm një fitore të dielën ndaj Mainzit dhe një dështim nga Dortmundi për të kompletuar triumfin.

Guardiola si një profesionist që është ka refuzuar që të gëzohet para kohe, duke thënë se ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur.

“Më lejoni ta fitoj së pari titullin e Bundesligas dhe më pas do t’iu tregoj se çfarë do të thotë ta fitosh atë”.

“Wshtë e çuditshme të keni një epërsi kaq të madhe në tabelë në Bundesliga, nuk shtë normale. Por, ne kemi fituar shumë ndeshje”, ka thënë Guardiola

Previous articleKonjufca: Qeveria e interesuar ta rrëzojë vetën
Next articleNë pozitat drejtuese të UP-së, profesorët me publikime në revista false