Po shijon ditët e saj në Munich të Gjermanisë, atje ku po jeton tash e sa kohë. Dhe karshi ditëve të lumtura, këngëtarja Hana Cakuli nuk po qëndron larg të bërit muzikë.
Të paktën kështu thonë paraqitjet ‘live’ që këngëtarja kohë pas kohe po i publikon përmes rrjeteve sociale.
Përveç videove që tregojnë provat e këngëtares, janë edhe disa incizime që ulqinakja i ka realizuar gjatë prezantimeve ‘live’.
Pak nostalgji…
Por, duket se udhëtimi dhe transferimi për të jetuar në shtetin gjerman, nuk ka ndodhur vetëm për shkak të këtyre paraqitjeve të shpeshta që këngëtarja ka. Hana, ka lënë të kuptohet se ajo ka edhe shumë angazhime shtesë, për të cilat nuk ka folur përmes dritares aktuale që ka me fansat, rrjeteve sociale. Ndryshe, këngëtarja pikërisht përmes rrjeteve sociale ka treguar edhe nostalgjinë e saj rreth krijimeve të reja, ndërsa së
fundmi ka publikuar këngët e krijuara dikur, e të cilat kanë rrëmbyer në çdo kohë publikun e gjerë.
Hana gjithashtu po jeton në çdo moment edhe dashurinë e saj. Ndonëse nuk është prononcuar asnjëherë rreth fejesës apo djaloshit që i vodhi zemrën, Cakuli përmes një mbishkrimi pat njoftuar se fejesa e saj ka ndodhur, ndërsa ka shfaqur lumturinë e saj përkrah të përzgjedhurit të saj. Burime brenda Tribunës tregojnë se edhe i zgjedhuri i këngëtares jeton në Gjermani, në të njëjtin shtet ku zgjodhi të jetojë edhe Hana.