Hapet Xhamia “Shaban Ismail Stublla” në Podujevë – Xhemati flet me prani e pjekuri!

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë njofton se sot është falur namazi i parë i xhumasë në xhaminë e re “Shaban Ismail Stublla”, e cila u hap për besimtarët në një atmosferë dinjitoze dhe me pjesëmarrje të jashtëzakonshme të xhematit.

Xhamia ishte e mbushur përplot me besimtarë, për të dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë të xhematit me xhaminë dhe rëndësinë që ajo ka në jetën fetare e shoqërore të komunitetit.

KBI shpreh mirënjohjen e sinqertë për pjekurinë e xhematit. Xhamitë janë shtëpi të Zotit, vende adhurimi, bashkimi dhe vëllazërie, të cilat duhet të mbeten gjithmonë hapësira të respektit, qetësisë dhe mirëkuptimit.

KBI falenderon të gjithë besimtarët për pjekurinë dhe qytetarinë e treguar, duke shprehur bindjen se mirëkuptimi dhe respektimi i mendimit ndryshe janë vlera që i shërbejnë çdo komuniteti të shëndoshë.