Home Uncategorized Haradinaj: Kosova nuk toleron anarki dhe ekstremizëm

Haradinaj: Kosova nuk toleron anarki dhe ekstremizëm

Kosova është jo toleruese ndaj anarkisë dhe ekstremizmit. Kështu tha kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në pritjen tradicionale të fillim vitit.

Në pritjen e organizuar nga AAK-ja ishin prezentë ambasadorë, përfaqësues të mediave, shoqërues civile e të tjerë.

Haradinaj pranoi që nuk është i kënaqur me krejt atë se çfarë po ndodh në vend por shprehu gatishmërinë për të hequr drejt rrugës evropiane.

“Kosova është vend i tolerancës, etike, politike, fetare, të bindjeve dhe e ka dëshmuar gjithnjë do të jetë e tillë. Kosova po ashtu nuk e toleron anarkinë, ekstremizmin, krimin, korrupsionin por edhe varfërinë. Pra, edhe pse ne në Kosovë nuk jemi të kënaqur, me krejt që i kemi arritur, jemi të bindur se edhe ne mund të fitojmë, pra mundemi ta bëjmë një Kosovë evropiane. Ju themi secilit sonte këtu, ambasadorëve, miqve që janë prezent, por edhe kolegëve të vendit të gjithëve se, Aleanca është një partner i përgjithshëm në këtë rrugë”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë pritje, nuk u panë përfaqësues të partive të tjera. /kp/RadioRINIA/

Previous articleNga Goditja e Veturës Vdes 76 Vjeçari (Video)
Next articleÇitaku: e shokuar nga deklarata e Lunacekut