Home LAJME Haradinaj: Thaçi, FAK-un po e përdor si kartë për zgjedhje

Haradinaj: Thaçi, FAK-un po e përdor si kartë për zgjedhje

haradinaj-tha-ccedil-i-fak-un-po-e-p-euml-rdor-si-kart-euml-p-euml-r-zgjedhje_hdLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se nuk ka folur për subjektet serbe në Kosovë kur ka përjashtuar PDK-në si mundësi për të bashkëqeverisur, ndërsa shndërrimin e FSK-së në FAK e sheh vetëm si një kartë që Thaçi po e përdorë për zgjedhje.

Por, sipas Haradinajt, kjo kartë do t’i kushtojë Kosovës jo vetëm me vendet e rezervuara siç po flitet, por edhe me gjëra të tjera.

“Shndërrimi i FSK-së në FAK është vetëm një lajm që Thaçi po e bënë për ta përdorur si kartë në zgjedhje. Kjo kartë do t’i kushtojë Kosovës jo vetëm me vendet e rezervuara siç po flitet se mund të jenë si shkëmbim, por edhe me gjëra të tjera. Është një tregtim është shumë i vështirë për një lajm të publikuar”, ka thënë ai.

Previous articleSa do të kushtoj telefoni inteligjent Samsung Galaxy S5 !
Next articleShtyhet seanca ndaj Astrit Haraqisë, Valton Beqirit e Armond Morinës