Home SHOWBIZ Hasanaj: Nuk jam në gjyq me Dafinën

Hasanaj: Nuk jam në gjyq me Dafinën

Pas publikimit në media se Dafina Zeqiri është në gjyq me Besfort Hasanaj, ky i fundit ka reaguar duke thënë se nuk është në gjyq me këngëtaren, por që duhet t’i paguaj borxhet atij.

Besfort Hasanaj ka reaguar në lidhje me shkrimin nëpër portale të ndryshme kosovare se ai është në gjyq me Dafina Zeqirit, e të cilët kishin marrë për bazë një intervistë të këngëtares dhënë një radio kosovare.

Më poshtë po sjellim reagimin e Besfortit.

Dua të sqaroj opinionit rreth dezinformatës të publikuar në portalet online kinse Besfort Hasanaj qenka në gjyq me Dafina Zeqirin.

Ky lajme nuk është i vërtet dhe ne posedojmë intervistën e Dafinës ëe Urban FM ku ajo citon disa kompani të akuzuara për fshirjet e videove të saj nga YouTube, kurse moderatori i emisionit me emrin Shuki ishte ai i cili përgjigjej në emër të Dafinës!

E vërteta e asaj historie është se Dafina Zeqiri na ka shkaktuar dëmtime materiale nëpër gjykata rreth 19.000 Euro duke bërë kontrata paralele edhe me firmën OnAir në vitin 2013, pa e shkëputur kontratën me neve!

Ne i kemi dërguar një ultimatum personalisht Dafinës që të paguaj dëmet e shkaktuara dhe nëse deri në afatin e caktuar nuk i paguan dëmet materiale, atëherë ne do ta padisim Dafinën në Gjermani për mashtrime kontraktuale dhe me siguri do ja ndalojmë edhe pjesëmarrjet e saj në shtetet shengen të koncerteve!

Po ashtu ne artikull citohet emri i Dafina Zeqirit si “nuse e estradës” citohet se i është lënë nga Besfort Hasanaj ? Emrin nuse e estradës e ka citue Twitter dhe ne Facebook fanpage “BESFORT VIDEO M1” e cila mirëmbahet nga disa të rinj e jo nga Besfort Hasanaj!

Previous articleLargojeni lodhjen nga fytyra me miell misri
Next articleAksidentohet për vdekje një 74 vjeçar