Deputeti i LDK’së, biznesmeni Hashim Deshishku pritet të arrestohen nën dyshimet për manipulime në proces të privatizimit. Nga ana tjeter, Deshishku mohon qe te kete pronesi ne kete fabrike dhe thote se asnjehere nuk eshte kontaktuar nga drejtesia per kete çeshtje.
Gazeta Express, përmes burime të saj brenda organeve të rendit, ka mësuar se këto ditë pritet të arrestohet Hashim Deshishku, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mbi të rëndojnë dyshime për afera korruptive në privatizimin e Fabrikës “FAN” që ndodhet në Podujevë.
Gazeta Express merr vesh se ky privatizim i familjes Deshishku dhe me të cilin është fortë i lidhur vetë deputeti Deshishku, ka pasur plotë parregullsi në procesin e investimeve, dhe për më shumë, ende pa u kryer obligimet ndaj AKP’së, ka filluar procesin e shitjes së kësaj ndërmarrje shoqërore.
Hashim Deshishku, përmes një prononcimi dhënë për Gazetën Express, ka deklaruar se nuk ka të bëjë asgjë me procesin e privatizimit të Fabrikës FAN.
“Nuk kam të bëjë asgjë me FAN. Atë as nuk e kam privatizuar unë, e as vëllezërit e mi. Nuk jam intervistuar nga hetuesia për këtë privatizim”, ka thënë Deshishku për Express.
Ndryshe Fabrika Fan ishte privatizuar me Spin-off special. Sipas rregullava te privatizimit, investitori eshte dashur t’i kryej nje sasi te konsiderueshme investimesh, kurse ne vend te tyre, jane falsifikuar si investime blerja e vetures BMW X5, banese, kuzhine… Plus, dyshohet se qe pa e marrur lirimin nga AKP, pronaret e kesaj fabrike e kane shitur ate.