Home SPORT Hazard: Chelsea mund të ndalë PSG-në

Hazard: Chelsea mund të ndalë PSG-në

Belgu Eden Hazard beson se kampioni i Francës ka stil të ngjashëm me Arsenalin dhe mendon se skuadra e tij mund të shijojë suksesin kundër skuadrës së Laurent Blanc.

Ai beson se Jose Mourinho është shumë i mirë për të drejtuar Chelsean drejt fitores ndaj PSG në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pasi që eliminuan Galatasarayin në të 16-n, “blutë” udhëtojnë në Francë për takimin e parë të mërkurën, para se të presin kampionin e Ligue 1 në ndeshjen e kthimit më 8 prill.

Hazard, që ka shënuar 16 gola në të gjitha garat këtë sezon, gjithashtu thotë se PSG ka lojë të ngjashme me rivalin, Arsenal të cilin e shkatërruan të shtunën 6 me 0.

“Unë mendoj se trajneri është mjaftueshëm i fortë për tu përballur në këto ndeshje. Ne duhet të jemi të fortë në mbrojtje,” tha belgu për Canal+.
“Ne e dimë që Parisi luan si Arsenali: Ata luajnë futboll të mirë dhe dominon takimet, por nëse ne bëjmë presion mbi ta…”

Kur u pyet që të tregonte lojtarin më të mirë të PSG sipas tij, ai tha se askush nuk dallohet nga të tjerët pasi të gjithë janë talente të klasit botëror.

“Kush më impresionon më së shumti? Ibra natyrisht,” u përgjigj anësori i Chelseat.

Por Thiago Motta është gjithashtu lojtar i madh, Yohan Cabaye po ashtu e edhe Edinson Cavani. Ata kanë edhe mbrojtjen e fortë..” përfundoi Eden Hazard.

Previous articleFilm që përkujton zhdukjen e avionit MH 370të Malajzisë
Next articleShoqëria civile ia përkujton kryetarit Ahmeti premtimet e papërmbushura