Home Uncategorized Haziri: konfirmon përfaqësuesve të UN-HABITAT bashkëpunim të mirë

Haziri: konfirmon përfaqësuesve të UN-HABITAT bashkëpunim të mirë

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim një delegacion të UN-HABITAT, e kryesuar nga shefja për Kosovë e projektit të kësaj organizate ndërkombëtare, zonja Gwendoline Mennetrier.

Kryetari Haziri ka mirëpritur përfaqësuesit e UN-HABITAT dhe ka falënderuar për punën që kanë bërë, duke premtuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shefja për Kosovë e projektit të kësaj organizate ndërkombëtare, Gwendoline Mennetrier, ka theksuar UN-HABITAT ka ndarë donacion prej 150 mijë dollarëve në ndonjë project që do t’I plotësonte nevojat e qytetarëve, ndërsa u dakorduan së bashku me kryetarin Haziri se do ta caktojnë prioritetin e investimit ditëve në vijim.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është shprehur se Komuna e Gjilanit do të shkoj me një projekt që do të jetë në përputhje me strategjinë e Komunës së Gjilanit në të mirë të qytetarëve të saj, ndëra tha se pret edhe ndihmën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari Haziri theksoi nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm edhe në shumë projekte tjera, duke shpresuar në ndihmën e kësaj organizate me renome ndërkombëtare edhe në të ardhmen. /RadioRINIA/

Previous articleIntensifikohet puna në Laboratorin e barnave në AKPM
Next articleU përurua Fabrika e Mjaltit ‘Golden Honey” në Deçan