Home Uncategorized Haziri: merr pjesë në konferecën me temën “Roli i Parlamenteve Nacionale në...

Haziri: merr pjesë në konferecën me temën “Roli i Parlamenteve Nacionale në Intergrime Evropiane”

luta_2013Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Deputeti Lutfi Haziri, morri pjesë në konferecën me temën “Roli i Parlamenteve Nacionale në Intergrime Evropiane” që u mbajt në Budva të Malit të Zi, në datat 21 dhe 22 nëntor, 2013.

Deputeti Hziri foli për të arriturat, progresin dhe sfidat që Kosova ballafaqohet.

Në fjalimin e tij, para të pranishmëve, deputeti Haziri edhe njëherë kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët, që të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së.

Gjithashtu, deputeti Haziri në fjalimin e tij kërkoi që roli i Parlamenteve Nacionale të jetë monitorues gjatë zgjedhjeve për balotazh, që do të mbahen më 1 dhjetor, duke e ditur që këto zgjedhje janë test i rëndësishëm, sfidë e madhe dhe kusht i Kosovës në procesin e përfaqësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Deputeti Haziri, pati takime me të gjithë kryetarët e  Integrimeve Evropiane që janë pjesë e Parlamenteve Nacionale. /RadioRINIA/

Previous articleLuta: falënderon gratë gjilanase për besimin dhe mbështetjen e madhe që i dhanë LDK-së
Next articleNga nesër temperaturat në minus gradë °C