Home Uncategorized Haziri: Në Gjilan nuk ka humbës sepse me LDK janë fitues të...

Haziri: Në Gjilan nuk ka humbës sepse me LDK janë fitues të gjithë

Gjilan – Fituesi i zgjedhjeve për kryetar komune Lutfi Haziri ka  thënë se fitorja e tij dhe e LDK-së është fitore e të gjithëve dhe se në Gjilan nuk ka humbës, por që të gjithë do të jenë fitues  sepse do të qeveriset për qytetarin.

Haziri ka falënderua të gjitha ata që ishin pjesë e  këtij procesi dhe  kontribuuan që të ndodh ky ndryshim i madh, ndërsa rezultatin prej mbi 60 për qind të votave për të,  e quajti rezultat afirmativ që e konsideron si përgjegjësi dhe si obligim  për t’i realizuar detyrat që  do ti ketë si i pari i komunës.

Përndryshe, Haziri ka kërkuar nga institucionet e komunës që ta vazhdojnë punën e tyre ndërsa ka bërë të ditur se ka emëruar Agim Salihun pjesë të ekipit të kryetarit i cili do të merret  me çështjen e tranzicionit  të pushtetit  në Gjilan.

Sa i përket çështjes së koalicioneve për Kuvendin Komunal të Gjilanit, Haziri ka thënë se LDK është e interesuar ta bartë vendimmarrjen nga zyra e kryetarit te Kuvendi Komunal dhe se është e hapur për bashkëpunim dhe do të jetë si urë  bashkëpunimi me të gjithë por assesi nuk mund të kushtëzohet nga askush për këtë gjë.

Hazirit, të cilit edhe përgjatë konferencës i  binte telefoni, tha se po merr vazhdimisht urime e përgëzime nga të gjithë e edhe nga anëtarët  e partisë rivale, por se ka pranuar që ende nuk ka marrë as urim as ngushëllim, siç tha ai  nga rivali Qemajl Mustafa.

Përndryshe, Haziri tha se në nivel  LDK-ja është fituese e madhe e këtyre zgjedhjeve ndërsa humbjen e Isa Mustafës në Prishtinë e vlerësoi si befasi  por se tha, se  nuk mund të pritet përherë nga lojtari kryesor të shënoj het-trik, sepse Mustafën e vlerësoi meritorë edhe për fitore të LDK-së në qendra, tjera derisa për Prishtinën tha se ka qenë rezultat i ngushtë dhe se  do të shikohet ku ka pas rrjedhje që shkaktoi  humbjen e Isa Mustafës. /RadioRINIA/

Previous articleHaziri: kjo fitore nuk është vetëm e LDK-së por e të gjithë qytetarëve të Gjilanit
Next articleHaziri: merr urimin e fitores nga Mustafa!