Home Uncategorized Haziri: ngushllon familjen Olldashi

Haziri: ngushllon familjen Olldashi

E nderuara familje Olldashi,
I nderuar ish-kryeministër Berisha,
I nderuar kryetar i PD-së z.Lulzim Basha,

Të nderuar miq, deputetë e bashkëpuntorë të ngushtë të z.Sokol Olldashi.

Familjarë të cmuar, më lejoni që në emrin tim personal si deputet i Parlamentit të Kosovës, kryetar i LDK-së në Gjilan, përfaqësues legjitim i strukturës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, nga thellësia e zemrës t’ju shprehë ngushllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut tuaj dhe tonin, Kolit të dashur siq e kemi quajtur të gjithë.

Vdekja e tij na ka tronditur të gjithëve, ne që e kemi njohur nga afër dhe ata që e kanë njohur nga larg.

Z.Sokol Olldashi do të mbahet mend si njeri i përbetuar i idesë, për luftimin e së keqës në Shqipëri, si ministër i sukseseseve të mëdha, deputet i cmuar, njeri i betuar në demokraci paqësore dhe i pazëvendësueshëm.

Jam i bindur se cilësitë e mëdha morale dhe njerëzore që ishin pjesë e personalitetit të z.Sokol Olldashi, do të vazhdojnë të udhëheqin rrugën e popullit të Shqipërisë për një të ardhme të sigurtë drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

I qoftë i lehtë dheu Shqipërisë që aq shumë e deshti.

Gjilan, 21.11.2013
Miqësisht,
Lutfi Haziri
Kryetar i LDK-së Gjilan.  /RadioRINIA/

Previous articleKadriu: ofertës së Qemajl Mustafës i ka shtuar edhe 4 drejtori
Next articleMobilizim i paparë për fitoren e PDK-së më 1 dhjetor