Home Uncategorized Haziri: Nuk guxon të dëmtohet buxheti komunal në asnjë mënyrë

Haziri: Nuk guxon të dëmtohet buxheti komunal në asnjë mënyrë

konferenca_e_kryetarit_lutfi_haziritGjilan – Në cilësinë e kryetarit të zgjedhur jemi në pritje të certifikimit për marrjen e mandatit ligjor nga ana e organeve të shtetit. Ne jemi në funksion të realizimit të punëve theksoi Haziri.

Dëshiroj t’i falenderoj qytetarët për ardhjen e vazhdueshme, për urimet dhe për falenderimin.
Tashmë muaji i falenderimeve po vazhdon edhe në dhjetor me mbështetjen e qytetarëve të Gjilanit dhe kurajon që po ma ofrojnë si dhe gaditshmërinë për të më ndihmuar në zhvillimin e komunës së Gjilanit.

Haziri thot se janë tri cështje të cilat dëshirojmë t’i parashtrojmë në formë kërkese për organet komunale që duhet t’i realizojë secili sipas detyrës zyrtare. Dinamika që do të harmonizohet mbi bartjen e përgjegjësive, identifikimin e prioriteteve dhe agjendës në përgjithësi, është detyra kryesore që ne do ta realizojmë duke mos lejuar shfrytëzimin e këtij vakumi nga ata që dëshirojnë të punojnë cfarëdo pune pa leje dhe pa vendim të organeve të komunës.

  1. Kërkojmë që inspeksioni të kryej punën e vet sipas përgjegjësive zyrtare, duke parandaluar cdo lloj aktiviteti komunal, i cili ndodhë sot si pasojë e këtij vakumi institucional dhe si pasojë e realizimit të detyrave ligjore, sepse ata nuk guxojnë të rrijnë duarkryq nëse e kanë instrumentin e ligjit në dorë. Ligji është në fuqi, nuk ka ndryshuar asgjë në Gjilan, ata duhet të realizojnë të gjitha detyrat, të parandalojnë ndërtime, dëmtime, zhvillime të pautorizuara dhe pa pëlqimin e organeve të komunës që përfshijnë urbanizimin, kadastrin, dhe organet tjera të Kuvendit Komunal.
  1.  Duhet angazhuar maksimalisht që të kryhet me efikasitet organizimi i të gjitha shërbimeve, qofshin ato publike dhe shërbimet tjera në komunës së Gjilanit. Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme kanë stafin e vet menagjerial, janë të përgatitura për sezonin e dimrit dhe duhet t’i realizojnë detyrat e tyre sipas planprogramit. Të gjitha ndërmarrjet komunale poashtu kanë obligim t’i organizojnë shërbimet dhe gjithë shërbyesit civil pa pengesa. Në shërbimin civil, ne kemi identifikuar lëvizje të stafit të pautorizuar. Askush s’ka autoritet ligjor të lëvizë stafin, të ofroj kontrata në vepër apo kontrata më të gjata gjatë kësaj kohe sepse ligji mbi zgjedhjet dhe mbi detyrat zyrtare është shumë i qartë. Prej momentit që të dekretohen zgjedhjet deri në momentin që të certifikohen ato nuk ka autoritet i cili mund të ndikojë apo të vendosë dicka që shkakton gradime, shkarkime, emërime dhe lëvizje të brendshme të stafit. Ne kemi bërë me dije që janë të pa autorizuar dhe me vet faktin që janë të pa autorizuar është shkelje e ligjit. Kërkojmë që secili sipas detyrës së vet t’i realizojë angazhimet konkrete të kësaj cështje.
  1. Poashtu, realizimi i punëve të pa autorizuara është njëra nga shqetësimet tona që lidhet me buxhetin komunal. Nuk guxon të dëmtohet buxheti komunal një asnjë mënyrë, shërbimet e zyrave të financave e kanë autorizimin ligjorë dhe e dijnë procedurën e realizimit të mjeteve buxhetore, por mënyra e pa autorizuar për ne e cdo lloj pune dhe cdo lloj angazhimi që duhet në fushaten zgjedhore dhe si pasoje e fushatës zgjedhore që është përfunduar tashmë në Gjilan, është e pautorizuar dhe nuk është në përputhje me ligjin. Kërkojmë që cdo punë ilegale, cdo lloj aktivitetit ilegal në kuptimin buxhetor të mos zhvillohet sepse edhe ashtu dëmton buxhetin e komunës.

Ajo që ne po angazhohemi tash është përgatitja për marrjen e detyrës në një tranzicion ligjor. Nuk jemi ata që po kërkojmë ta marrim mandatin para afatit ligjor, e as nuk po kerkojme që të vonohet. Praktikisht, ligji është shumë i qartë, rruga për këtë tranzicion është shumë e qartë, ligji ekziston. Në momentin që jepet betimi nga këshilltarët komunal dhe konstituimi i Kuvendit Komunal, atëherë është periudha kohore kur kryetari komunës përgatitet ta marrë detyrën dhe ta jap betimin. Deri atëherë, mendoj që shërbimet kryesore: inspeksioni, shërbimet komunale, shërbimet publike dhe në fund shërbimi civil duhet t’i realizojnë të gjitha detyrat duke mos lejuar asnjë lloj lëvizje të stafit, gradim e degradim të stafit dhe gjithcka që në këtë fazë është e rregulluar me ligj, theksoi Kryetari i po sa zgjedhur Lutfi Haziri. /RadioRINIA/

Previous articleNga përbërja e kaluar vetëm 11 këshilltarë
Next articleLëshohen mbi 300 mijë pasaporta biometrike