Home Uncategorized Haziri: përkujton prof.dr. Xhavit Ahmetin në 17 vjetorin e vdekjes

Haziri: përkujton prof.dr. Xhavit Ahmetin në 17 vjetorin e vdekjes

Gjilan – Me këtë rast, Lutfi Haziri kryetar i LDK-së së Gjilanit ka thënë se profesor Xhavit Ahmeti  për shumë vite radhazi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e gjeneratave të reja në komunën e Gjilanit dhe më gjërë.

Ishte njeri që kontribuoi në shumë fusha dhe si i tillë është vlerësuar gjithnjë. “Puna dhe vlera e tij nuk duhet të harrohet për asnjë moment andaj kontributi i profesorit gjatë viteve dhënë gjeneratave të reja, do të mbetet shembull për brezat e ardhshëm dhe për ata që patën fatin të jenë nxënës të tij, ka thënë Haziri.

Prof,dr.Xhavit Ahmeti ishte një veprimtar i dalluar në lëvizjen për Pavarësinë e Kosovës.

Ai ishte një nga aktivistët e shquar për organizimin e referendumit për Pavarësi të Republikës së Kosovës në vitin 1991.

Për disa vite prof.dr.Xhavit Ahmeti ishte këshilltar për Arsim i Presidentit të Republikës së Kosovës dr.Ibrahim Rugova dhe njëri nga organizatorët e sistemit të Arsimit të pavarur të Kosovës.

Sipas Hazirit, në këtë përvjetor të shtatëmbëdhjetë, mund të thuhet se për ne është një përkujtim i pa harruar për Profesorin tonë të madh, që përmbanë dhembjen për humbjen e Tij fizike dhe është krenari e madhe për veprën e Tij.

“Për këtë jetojnë njerëzit. Për këtë jetoi dhe veproi Profesori ynë i nderuar. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shprehet Haziri i LDK-së.

Prof. dr. Xhavit Ahmeti ndërroi jetë tragjikisht më 21 nëntor të vitit 1996. /RadioRINIA/

Previous articlePDK: DISFATISTI LUTFI HAZIRI, PO E LË LOJËN!
Next articleKadriu: ofertës së Qemajl Mustafës i ka shtuar edhe 4 drejtori