Home SPORT Hernanes: Interi, ekipi më i mirë

Hernanes: Interi, ekipi më i mirë

Mesfushori i Interit, Hernanez, ka deklaruar se ai është momentalisht te një prej klubeve më të mira në botë.

Braziliani kaloi te Interi nga Lazio për 16 milionë euro dhe është Hernanes ai që sërish shprehu dashurinë për klubin.

“Mendoj se Interi është një prej klubeve më të mira në botë, në mos më i miri, jam krenar që jam këtu”.

“Për mua, është sikurse ëndërr. Kam gjetur grup të bashkuar këtu. Unë isha i befasuar nga shpriti i bashkuar i Militos, Zanettit, Cambiassos dhe Samuelit”.

“Ky ekip mund të fitojë vitin e ardhshëm trofe të mëdhenj. Mendoj se tifozët do të kënaqen. Ne kemi ekip të mirë dhe trajner të madh”, ka thënë Hernanes.

Previous articleLumi B: Nuk na duhen këngëtarë popullorë për hit
Next articleAlbright: I papranueshëm krahasimi i Krimesë me Kosovën