Home LAJME Hetimet për vrasjen në Pejë po vazhdojnë, me ato po merret Prishtina

Hetimet për vrasjen në Pejë po vazhdojnë, me ato po merret Prishtina

Policia po vazhdon të hetojë vrasjen e dyfishtë në Pejë, që ndodhi të premten, kur të plagosur mbetën edhe gjashtë shtetas të tjerë.

Tribuna ka kuptuar se me rastin është duke u marrë Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, duke ia hequr atë nga dora atyre të rajonit të Pejës.

Aktualisht, hetimet kryesore në lidhje me ngjarjen ku mbetën të plagosur edhe gjashtë qytetarë të tjerë, nga të shtënat e personave që shkrepën nga një veturë në lëvizje, çojnë drejt motiveve të hakmarrjes.

Kjo pasi ka vite që vrasjet ndërmjet familjes Kelmendi dhe Elshani nuk kanë të ndalur.

Previous article“Përgjimet” kusht për liberalizim
Next articleLamtumirë Valdes, Barca në duart e Pintos