Home Uncategorized Holanda i dhuroi FSK-së pajisje për komunikim nënujor

Holanda i dhuroi FSK-së pajisje për komunikim nënujor

Ambasada e Holandës në Kosovë i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës dhjetë palë pajisje për komunikim nënujor.

Komandanti i FSK-së, Gjeneral lajtnant Kadri Kastrati, ka thënë se Holanda edhe në të kaluarën e ka ndihmuar FSK-në por një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, derisa shtoi se ky donacion është shumë i vlefshëm për FSK-në.

“Holanda ka qenë dhe është e interesuar që të ta ndihmoj Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për neve është shumë e rëndësishme sidomos në fushën e zhytjes e cila ka dhënë një kontribut shumë të madh dhe neve na ka mundësuar që t’i kryejmë të gjitha këto operacione që i kemi kryer”, ka thënë ai.

Kurse, ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se Holanda është shumë e interesuar që ta ndihmoj FSK-në në fushën e zhytjes pasi, për këtë shteti i Holandës ka shumë njohuri.

“Holanda është e përkushtua që ta vazhdoj trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së për reagim ndaj emergjencave dhe puna jonë parësore është për me shpëtua, do të thotë përmes këtyre dy zhytësve të cilët janë trajnuar FS mund ta vazhdoj edhe trajnimin e pjesëtarët e tjerë për zhytje pa humbur kohë”, theksoi ai.

FSK pranoi dhjetë palë pajisje për komunikim nënujor të cilat do t’u shërbejnë pjesëtarëve të zhytjes së FSK-së kurse dy pjesëtarët e kësaj force të certifikuar për zhytje dhe përdorim të këtyre mjeteve do të mund ti trajnojnë dhe certifikojnë edhe pjesëtarët tjerë të FSK-së në këtë drejtim. /RadioRINIA/

Previous articleThaçi: Mobilizim për ta “shpëtuar Gjilanin” nga Luta
Next articleVIDEO: “Seriali Duda 2” – Vajza që s’i tutet EULEX-it