Homazhe në Penuhë në nderim të Epopesë së UÇK-së

Në kuadër të shënimit të ditëve të Epopesë së UÇK-së, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me nënkryetarin Fahri Restelica, përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe anëtarë të ekzekutivit komunal, bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta në Kompleksin e Dëshmorëve në Penuhë.

Me këtë rast u nderua sakrifica dhe heroizmi i dëshmorëve të kombit, të cilët me guximin dhe përkushtimin e tyre hapën rrugën e lirisë për vendin tonë. Epopeja e UÇK-së dhe qëndresa e familjes Jashari mbeten simbol i përjetshëm i sakrificës, unitetit dhe dashurisë për atdheun.

06.03.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim