Hoxhaj thotë se këtë vit do të merret vendimi për liberalizim të vizave. Ai ka thënë se këtë e ka kuptuar gjatë vizitave të fundit në Bruksel.
“Gjatë vizitave që kam pasur së fundmi në Bruksel, më kanë bërë të bindem që qytetarët e Kosovës, këtë vit do ta gëzojnë vendimin për liberalizimin e vizave”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj: Brenda PDK-së nuk ka debat për pasuesin e Thaçit, ai duhet të jetë kryeministër edhe disa vjet
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se në Partinë Demokratike të Kosovës, nuk ka debat për pasuesin e kryetarit të partisë Hashim Thaçi.
“Mendojmë se z. Thaçi duhet të jetë kryeministër edhe disa vite në vend. Nuk ka ndonjë debat se kush do të jetë trashëgues. Për këtë mund të vendos më tej Partia Demokratike e Kosovës”, tha Hoxhaj, në emisionin “Top Show” në Top Channel.
Ndërkohë, Hoxhaj ka treguar se një arsye që ai është pjesë e PDK-së, është edhe raporti i tij me kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilin tha se njihet për shumë vjet.
“Kryeministri Thaçi dhe unë jemi shokë studimesh nga viti 1987/88”, tha Hoxhaj.