Në vend ngjarje ka arritur bashkëshortja e Sokol Olldashit. Ajo ka tentuar t’i afrohet kufomës që ndodhet në veturë duke qajtur. Atë e ka mbajtur policia.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe Kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Pritet të mbërrij edhe Sali Berisha.
Policia po punon ende në nxjerrjen e trupit. Automjeti ka rënë në një humnerë prej 100 metrash.
Humbi jetën deputeti Sokol Olldashi
Burimet e Infor Globit në Shqipëri sapo konfirmuan lajmin se deputeti që vije nga radha e demokratëve në Shqipëri, Sokol Olldashi nuk ka përballuar plagët e marra gjatë aksidentit që ndodhi para një ore.
Lajmin po e transmetojnë edhe mediat nga Shqipëria.
Aksidentohet Olldashi, në rrezik për jetën
Gazeta Tema raporton se deputeti Sokol Olldashi është aksidentuar në vendin e quajtur Qafe Krrabe.
Siç shkruan ky medium, Olldashi nuk është nxjerrë ende nga vetura. Më tej raportohet se ai është në rrezik jete.
Ndërkaq televizioni shqiptar Top Channel poashtu raporton për aksidentin në Krrabë. Thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur dy autoambulanca dhe ekipe të policisë rrugore.
Sokol Olldashi, dyshohet se ka mbetur i plagosur nga ky aksident, raporton TCH.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë lapidarit të Krrabës. Eshtë aksidentuar automjeti me targa AA 003 HN ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga per shkaqet e panjohura ende. /infoglobi/f.h.