Home LAJME I del në mbrojtje

I del në mbrojtje

Arta Bajrami ka reaguar ndaj kritikave që kolegët e saj i kanë bërë për dukjen e Bleona Qeretit në AMA. Ajo ka thënë se askush nuk mund ta gjykojë Bleonën për vendimet që ajo i merr, pasi që kjo gjë është vetëm e drejtë e saj dhe askush nuk mund t’ia mohojë

Është kritikuar nga fansat për paraqitjen e saj në tanga në tepihun e kuq të American Music Awards në Los Angeles. Por, jo vetëm simpatizuesit e Bleonës i adresuan komente negative asaj. Ishin edhe koleget e bukuroshes të cilat e ofenduan atë për dukjen e saj siç e quan atë ‘skandaloze’.

Mirëpo Bleona nuk është krejt pa përkrahje. Është Arta Bajrami ajo e cila po e përkrah Qeretin. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘facebook’, Bajrami ka thënë se Bleona nuk ka bërë asgjë të keqe dhe se është mirë që ajo po e bën të pamundurën që të arrijë atë që do.

“Hipokrizia dhe xhelozia patologjike e kolegëve të mi më tremb, ajo kalon çdo kufi të etikës njerëzore. Bleona i ka vendosur vetes një qëllim: do të depërtojë në tregun amerikan dhe nuk do të kursejë asgjë deri sa të arrijë atë qëllim. Është e drejta e saj të bëjë këtë dhe po ashtu është e drejtë e saj të vendosë se cilën rrugë ta zgjedhë për të arritur sa më shpejt në cak. Kush jemi ne ta gjykojmë atë për këtë gjë?”, kishte thënë ndër tjera Bajrami.

Previous articleFFK mendon për çmimin e lojtarit më korrekt
Next articlePazare politike me postin e presidentit