Një i burgosur shqiptar ka vrarë një gardian në burgun e Malandrinos në Greqine qendrore para pak minutash.
Ngjarja ka ndodhur kur të burgosurit po hanin drekë. Për arsye, deri tani te panjohura, i burgosuri ka sulmuar gardianin.
Behet fjale per një punonjës 45-vjeçar, me 14 vjet eksperiencë në këtë punë. Ndersa vrasesi i tij thuhet se eshte nje i denuar shqiptar me burgim te perjetshem.
Sipas deshmive te para nga informacione ekskluzive per Top Channel dy personat kane bere fjale gjate drekes dhe thuhet se o burgosuri shqiptar i ka thene: ‘Derisa nuk me nxirrni nga burgu do shikoni se cfare do te pesoni’. Ne vazhdim i ka prere fytin me nje thike artizanale. Gardiani i burgut u dergua me njehere ne spitalin e Amfises, por perpjekjet e mjekeve nuk mjaftuan per t’i shpetuar jeten.
Kjo ështe vrasja e pare qe i behet nje gardiani ne burgjet greke.