Home LAJME I gjenden 4 pako tritol në shtëpi, arrestohet

I gjenden 4 pako tritol në shtëpi, arrestohet

fo111Shpërthimet e shpeshta të tritolit gjatë muajve të fundit kryesisht në Tiranë, kanë angazhuar strukturat e policisë në aksione blic, për zbulimin dhe sekuestrimin e tij në çdo zonë.

Një aksion të tillë Policia e Tiranës, ka kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Kasharit, ku pas një kontrolli të imtësishëm ka sekuestruar në banesën e shtetasit Ismail Shehu, në Kashar, 4 pako lëndë eksplozivi tritol.

Policia ka sekuestruar sasinë e tritolit dhe ka shoqëruar në komisarit shtetasin Ismail Shehu. Aktualisht po hetohet për të gjetur shkaqet, pse ky shtetas posedonte këtë sasi tritoli në banesën e tij dhe ku e ka marrë atë.

Previous articleArrestohet i shqiptari që prostituonte femra, kërkohej prej 10 vjetësh
Next articleGjiganti Trepça i kthehet shtetit të Kosovës