Prishtinë, 21 mars – Qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, pak para përfundimit të mandatit i kërkohet dorëheqja. Lëvizja më e re qytetare kërkon rrëzimin e qeverisë.
Priten trazira dhe largim jo paqësor i qeverisë. Fehmi Çela, siç e cilëson “Bota sot”, një nga të besuarit e Brukselit dhe organizator i demostratave do jetë në krye dhe po financon një manifestim madhështor që do zgjasë pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë Thaçi.
Me disa kërkesa për një Kosovë ndryshe, lëvizja e quajtur “Ik Hashim”, ka paralajmëruar më 21 mars në ora 14.00, në Prishtinë, një protestë gjithëpopullore.