👮♂️Sot, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, inauguruam nënstacionin policor në fshatin Orllan.
Jam shumë i lumtur që objekti, i cili ishte në pronësi të Komunës së Podujevës, i është dhënë në shfrytëzim Policisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të saj dhe rritjen e sigurisë në këtë pjesë të komunës sonë.
Mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Policinë e Kosovës dhe për të krijuar kushtet sa më të mira për punën e zyrtarëve policorë, me qëllim ofrimin e sigurisë dhe rendit për të gjithë qytetarët.
