Home Uncategorized Inspeksioni monitoron autolarjet

Inspeksioni monitoron autolarjet

inspeksioni 1Gjilan – Inspeksioni i Komunës së Gjilanit është në aksion për të monitoruar autolarjet dhe ekonomit tjera që veprojnë në Gjilan, lidhur me zbatimin e urdhëresës së Kryetarit të Komunës e cila e ndalon përdorimin e ujit të pijes për disa kategori e ndër to edhe tek autolarjet, pastrimin e trotuareve dhe ujitjen e kopshteve etj.

Me këtë rast inspeksioni komunal, sot ka inspektuar disa autolarje në qytet për të parë nga afër se a është apo jo, duke u zbatuar urdhëresa e kryetarit për kufizimin e shfrytëzimit të ujit të pijes në terren.

Edhe në ditët në vijim aksioni do të vazhdoj. Deri më tani janë shqiptuar gjoba për disa autolarje të cilat nuk e kanë respektuar urdhëresën e kryetarit Haziri. Ka raste kur uji i pijes më nuk është përdorur për pastrimin e veturave, por janë gjetur burime të tjera nga këto biznese.

Komuna e Gjilanit apelon tek të gjithë qytetarët, që uji i pijes të shfrytëzohet racionalisht, sepse gjendja e furnizimit me ujë është shumë e rëndë, për shkak të mungesës së reshjeve gjatë kohës së dimrit. /RadioRINIA/

Previous articleMusa: Arsimin në Gjilan duhet ta bëjmë shembull
Next articleForumi i Gruas i LDK-së nënshkruan peticionin