Home LAJME Isa Mustafa: Mocionin e AAK-së do ta përkrahim nëse nuk mbahen zgjedhjet...

Isa Mustafa: Mocionin e AAK-së do ta përkrahim nëse nuk mbahen zgjedhjet në qershor

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se mocionin e AAK-së do ta përkrahin nëse zgjedhjet nuk mbahen në qershor.“I kam thënë Haradinajt që do të ishte mirë që ky Kuvend të shpërbëhej, por nëse kjo nuk ndodhë. Mocionin…

(E plotësuar) Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se mocionin e AAK-së do ta përkrahin nëse zgjedhjet nuk mbahen në qershor.

“I kam thënë Haradinajt që do të ishte mirë që ky Kuvend të shpërbëhej, por nëse kjo nuk ndodhë. Mocionin do ta përkrahim nëse nuk kemi vullnetin e atyre që jemi marrë vesh që zgjedhjet të mbahen. Për ne nuk ka rëndësi kush e ka marrë iniciativën për rrëzim të qeverisë, për ne është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen më së largu deri në qershor”, ka thënë Mustafa.

Isa Mustafa: Vazhdimi i punës së kësaj qeverie është pa legjitimitet

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se vazhdimi i punës së qeverisë më shumë, do të ishte pa bazë dhe pa legjitimitet.

“Kësaj radhe nuk kemi bërë marrëveshje me shkrim, jemi ulur në tavolinë kemi biseduar. Ne si LDK kemi kërkuar që zgjedhjet të mbahen në fund të qershorit sepse ky Kuvend më nuk është funksional.Vazhdimi i punës së kësaj qeverie është pa bazë dhe pa legjitimitet”, ka thënë Mustafa në emisionin Zona B.

Ai ka folur edhe për marrëveshjen e para tre viteve, por ka thënë se ajo është shkelur.

“Marrëveshja është bërë para tre viteve. Atë marrëveshje e kemi bërë duke besuar në rend të parë në SHBA-të dhe duke respektuar përkushtimin e tyre për Kosovën. Marrëveshja është bërë që të tejkalohet situata. Kam konsideruar se njerëzit e Kosovës i mbajnë premtimet e tyre”, ka thënë ai.

Previous articleThaçi: Vendimet e mia të planifikuara, e paplanifikuar zhurma e opozitës
Next articleJuventusi në çerekfinale të EL