Të paktën 13 izraelitë janë vrarë dhe 1.929 të tjerë janë plagosur nga sulmet iraniane ndaj Izraelit që nga java e kaluar, njoftoi të dielën Ministria izraelite e Shëndetësisë.
Në një deklaratë të ministrisë thuhet se 157 persona janë plagosur nga sulmet iraniane gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria sqaroi se 112 persona vazhdojnë të jenë të shtruar në spital, përfshirë nëntë në gjendje të rëndë.
