Të gjithë u bënë kureshtar gjatë “El Clasico”-s të së dielës në lidhje me bisedën e shkurtër që bënë Pepe dhe Lionel Messit. Mbrojtësi i Real Madrid iu afrua yllit të Barcelonës duke i ledhatuar kokën, por ku nuk munguan as fjalët.
“Pse gjithmone merresh me mua m.. E kanë patur golat tuaja, tash vetëm bëj foto”, i ka thënë Pepe argjentinasit.
“Gjithmonë je qesharak. Ndoshta nuk je kështu por portretizohesh i tillë”, i është përgjigjur Messi.
Pas kësaj bisede Messi shënoi edhe 2 gola të tjerë për të arritur tripletën e tij të dytë në “Santiago Bernabeu”.