Kryeministri Hashim Thaci ka vizituar sot Repartin e Hematologjisë, ku i kanë vizituar fëmijët e sëmurë nga leukemia.
Burime të Express thonë se në takim me drejtuesit e këtij spitali, Kryeministri ka rënë dakord me disa kërkesa të mjekëve.
E para, parat e dedikuar për fëmijët e sëmur nga leukemia do të dedikohen fillimisht për rregullimin e laboratorit.
E dyta, Kryeministri iu ka premtuar mjekëve se nuk do të ketë presion politik se kush do të shkojë e kush jo në shërim jashtë vendit; kjo çështje do t’iu lihet komplet në duar të mjekëve.
E treta, Qeveria po ashtu ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht për lehtësimin e vizave për gjitha ata që kanë nevojë urgjente për shërim jashtë vendit.