Lidhjet dhe martesat e disa yjeve botërore zakonisht përfundojnë pa sukses, por kjo nuk do të thotë se ata nuk dinë asgjë për dashurinë. Lexoni më poshtë disa thënie dashurie të cilat mund t’ju shërbejnë në jetë.
“Besimi është shumë i rëndësishëm në një lidhje. Nuk dua kur dikush ma thotë atë që mendon se dua ta dëgjoj”, thotë Beyonce.
Aktorja Scarlett Johannson ka një këshillë për të gjithë. “Besoj se secili duhet ta dojë veten, që të mund t’i dojë të tjerët dhe kjo, sipas meje, është formula për një lidhje të suksesshme”, tha ajo.
Aktorja Lucy Liu thotë e mundohet të besojë si më parë. “Mundohem të besoj ashtu siç kam besuar kur kam qenë 5 vjeçe, kur zëri ua thotë të gjitha gjërat që duhet t’i dini”, deklaroi aktorja Lucy Liu.
“Është shumë e rëndësishme që ta ruani pasionin mes jush. Dilni bashkë për të ecur në natyrë, kini parasysh vendet jashtë shtëpisë tuaj ku mund të bëni seks dhe mos harroni ta befasoni njëri-tjetrin kohë pas kohe”, këshillon aktorja Jada Pinkett Smith.
Edhe aktorja Julia Roberts e ka mendimin e saj për dashurinë. “E di kur je i dashuruar atëherë kur gjithçka që dëshiron është që ai person të jetë i lumtur, pa marrë parasysh se a je ti pjesë e asaj lumturie apo jo”, tha Roberts.