Home SPORT Ja si do të duket Barcelona

Ja si do të duket Barcelona

foto (7)Vera që po afron pritet të jetë një revolucion i vërtetë për Barcelonën. Pas largimeve të konfirmuara të portierit Victor Valdes dhe kapitenit Carles Puyol, largime të tjera priten të ndodhin në kampin blaugrana.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja katalanase “Sport.es”, mes emrave potencialë për të lënë “Camp Nou”-n janë Javier Mascherano, Dani Alves si dhe dy sulmuesit Pedro Rodriguez dhe Alexis Sanchez.

Por për të mbushur hapësirat që do të lenë këta futbollistë Tata Martino ka përgatitur planin e prurjeve të reja. Aktualisht përfliten 10 emrat shumë të njohur të futbollit, shkruan “Sport.es”, por katër prej tyre duket se janë objektivat kryesorë: Ter Stegen, David Luiz, Vidal dhe Muller.

Previous articleAtletico në sulm për Montolivon
Next articlePSG, 78 milionë për Pogba